Xhevdet Shabani mund të largohet nga Drita?

3308

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Llapi e ka fituar derbin e kësaj jave duke e mposhtur Ballkanin minimalisht 1-0. Kures,  në ndeshjen tjetër kampionia ne fuqi, Drita, e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultatin 3-1.

Analisti Granit Begolli e ka komentuar ndeshjen Drita – Besa, derisa zbulon diçka edhe për futbollistin e gjilanasve Xhevdet Shabani.

“Dritës i është nevojitur kjo fitore pas krizës së rezultateve”, deklaroi Begolli në “ATV”.

“Sa i përket futbollistit Xhevdet Shabani, mund të ndryshojë ambient në fund të edicionit”, tregoi ai.

“Skuadër po, por ngjyra jo. Mbetet të shihet. Kam disa informata”, zbuloi Granit Begolli. 

Kujtojmë që ditën e nesërme (e hënë) zhvillohet edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje, Drenica e pret Gjilanin dhe Arbëria ballafaqohet me Feronikelin.

/Gazeta Sheshi/