Xherdan Shaqiri ‘shpërthen’ në rrjetet sociale pas golit në derbin kundër Evertonit

Xherdan Shaqiri ka reaguar përmes rrjetit social ‘Instagram’ pas shkëlqimit në derbin lokal kundër Evertonit.

Në kuadër të Premierligës angleze, mbrëmë Liverpooli ‘demoloi’ Evertonin duke e mposhtur me rezultat bindës 5:2.

Shaqiri ishte protagonist në fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp duke shënuar golin e dytë për ‘Të Kuqtë’.

Mesfushorit nga Kosova iu besua pozita e titullarit në ndeshjen e djeshme, teksa ai shpagoi besimin e Kloppit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, Shaqiri është shprehur i lumtur me rikthimin në fushë.

“Liverpooli mbeti i kuq mbrëmë. Punë e mirë djema. I lumtur që jam rikthyer në fushë”, ka shkruar Shaqiri.