Xhaka zbulon futbollistin që e ka admiruar gjithmonë

128

Duket se trajneri aktual i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka qenë idoli i Granit Xhakës.

Këtë e ka pranuar vetë mesfushori shqiptar, sipas të cilit, Zizu ishte një zotëri në fushë.

“Zinedine Zidane është lojtari që kam admiruar gjithmonë. Ai ishte një lojtar perfekt dhe një zotëri i vërtetë në fushë”, tha Granit Xhaka, i cili më pas foli edhe për jetën personale: “Jam lojtar i ri tashmë pothuajse i martuar. Nuk jam lojtar që dal shumë shpesh, jam djalosh familjar, e dua familjen time”.