Xhaka kapiten i Arsenalit ndaj Barcelonës

Barcelona është nikoqire e Arsenalit në një takim miqësor që po zhvillohet në Camp Nou.

Dy skuadrat e mëdha evropiane do të përballen mes vete pas tri viteve, ku së fundmi ishin ndeshur në Ligën e Kampionëve.

E në këtë takim kapiten i Arsenalit është mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka.

/Gazeta Sheshi/