Xavi i sugjeron Riayad Mahrez Barcelonës

114

Riyad Mahrez, është lojtari që i nevojitet Barcelonës. Nëse Leicester City i Claudio Rainieri-it po shkëlqen në Premier League, përvec Jamie Vardy-it, merita të jashtëzakonshme ka edhe futbollisti i përfaqësues algjeriane, që sëfundmi po përflitet si një përforcim i mundshëm i Barcelonës. Me 16 gola dhe 10 asiste në 30 ndeshje të kampionatit anglez, Mahrez është padiskutim vlera e shtuar e Dhelpërave sic njihet ndryshe klubi i Leicester-it. Për tia sugjeruar 25-vjecarin e lindur në Francë drejtuesve katalanas ka menduar një legjendë e Barcelonës si Xavi Hernandez, i cili në një intervistë nga Katari i largët ka nënvizuar se Mahrez do ti bënte shumë punë skuadrës blaugrana.

36-vjecari spanjoll aktualisht pjesë e skuadrës së Al Saad është shprehur se nuk e kishte ndjekur më parë me vëmendje të madhe lojtarin e përfaqësueses algjeriane por sëfundmi ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e tij dhe nga ecuria e skuadrës së Ranieri-it. “Mahrez është një futbollist shumë i fortë deklaroi Xavi. Me atë që po bën për klubin e tij aktual ai po tregon që është një lojtar i madh. Riyad mund të luajë shumë mirë edhe te klub i madh si Barcelona”. Me këtë fjalë vlerësuese ish mesfushori i Barcës përfundoi deklaratat e tij në lidhje me Mahrez. Kur këshillat vinë nga një futbollist si Xavi Hernandez ato duhet marrë në konsideratë.