Xavi: Dua të kthehem në Barcelonë

122

Xavi Hernandez, i cili verën e shkuar u transferua në skuadrën Al-Sadd nga Katari, ka theksuar në një intervistë dhënë prestigjiozes FourFourTwo se dëshiron që një ditë të rikthehet sërish në Barcelonë, transmeton Gazeta Sheshi.

“Dëshiroj që një ditë të rikthehem dhe të drejtoj skuadrën e Barcelonës. Nuk e mohoj aspak këtë gjë. Ky është objektivi im i parë, pasi atje kam shtëpinë time”, ka theksuar Xavi.

Ish-mesfushori i Barcelonës ka folur edhe për penzionimin e tij, për të cilin tha se nuk është duke e menduar. Xavi ka në mendjen e tij vetëm të argëtohet sa më shumë me futbollin, deri sa një ditë do ta vazhdojë atë si trajner.

/Gazeta Sheshi/