Wolfsburgu befason me vendimin për Draxlerin

171
Sulmuesit Julian Draxler i ka kushtuar rëndë deklarata e dhënë pak ditë më parë për gazetën gjermane, Bild.

Reprezentuesi i Gjermanisë, gjatë një intervistë për Bild, deklaroi se dëshiron të largohet nga Wolfsburgu, një vit pas transferimit nga Schalke.

Kjo deklaratë nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të Wolfsburgut, që kanë vendosur të dënojnë me 100 mijë euro 22 vjeçarin.

Jo vetëm kaq, por në një qëndrim zyrtar, klubi gjerman në mënyrë të prerë ka theksuar se nuk ka ndërmend t’ia plotësojë dëshirën sulmuesit për t’u larguar.

Për Draxler, interesim serioz këtë verë ka shprehur Arsenali.