West Hami eliminon Liverpoolin, kualifikohet për FA Cup

West Ham ka mposhtur Liverpoolin me 2:1 në ndeshjen e kthimit dhe është kualifikuar kështu për në raundin tjetër të FA Cup. Ndeshja e parë pati përfunduar 0:0.

Fitorja u arrit në vazhdime, ndërkaq në kohën e rregullt të ndeshjes, ekipet shënuan nga një gol në të dy pjesët.

Golashënuesit ishin Ener Valencia nga West Ham i cili shënoi në minutën e 45-të, ndërkaq golin e barazimit për Liverpoolin e shënoi Philippe Coutinho.

Golin e fitores për West Ham-in e shënoi mbrojtësit Ogbonna, në pjesën e vazhdimeve, i cili ia siguroi edhe kualifikimin në FA Cup këtij ekipi. west ham liverpool