Werder Bremeni i mahnitur nga Milot Rashica, ia poston statistikat e jashtëzakonshme dhe ka një pyetje për ndjekësit

Milot Rashica e ka gjetur formën e tij më të mirë te Werder Bremeni.

Futbollisti nga Vushtrria mungoi në fillimin e këtij edicioni shkaku i një lëndimi, por me t’u kthyer në fushat e gjelbërta, Rashica është duke shfaqur potencialin e tij ndeshje pas ndeshje, shkruan Zëri.info.

Ylli i Kosovës po tregohet vendimtar pothuajse në të gjitha ndeshjet e Werder Bremenit, derisa së fundmi realizoi gol të bukur në barazimin 2:2 ndaj Freiburgut.

Me golin e shënuar ndaj Freiburgut, Rashica arrin në kuotën e katër golave në kampionatin elitar gjerman Bundesliga në vetëm gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Image

Gjithashtu, Rashica ka dhuruar edhe dy asistime në kampionat, si dhe ka shënuar dy gola në Kupën e Gjermanisë, e njohur ndryshe si DFB-Pokal.

Gjithsej, në të gjitha garat, 23-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime deri më tani këtë edicion.

Natyrisht edhe Werder Bremeni ka mbetur i mahnitur nga statistikat e deritashme të futbollistit vushtrrias.

Duke postuar statistikat e Rashicës këtë edicion, klubi gjerman ka pyetur ndjekësit:

“Si do të duken statistikat e ‘raketës’ në fund të këtij edicioni?”.