Werder Bremen e synon futbollistin e Kosovës

Reprezentuesi i Kosovës Idriz Voca, mund ta vazhdojë karrierën në Bundesligën e Gjermanisë te skuadra Werder Bremen, shkruan Zeri.info.

Mesfushori kosovar po luan me sukses tek Lucerni, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021 është bërë objektiv i Werder Bremenit, ku aktualisht luan Milot Rashica.

Lajmi konfirmohet nga mediet gjermane të cilat zbulojnë se Werderi e do ngulm futbollistin që luan si mesfushor defanziv.

23-vjeçari nuk ka lëvizur deri më tash asnjëherë nga Luzerni.

Voca qe një kohë është pjesë e rregullt e “Dardanëve”, ndonëse mungoi në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve ndaj Moldavisë dhe Greqisë.

Voca në karrierën e tij është paraqitur në 10 ndeshje me Kosovën.