Wenger tregon të ardhmen e Shkodran Mustafit

159

Arsene Wenger ka konfirmuar blerjen e dy futbollistëve.

Shkodran Mustafi dhe Lucas Perez janë futbollistë të skuadrës londineze.

Për mbrojtësin shqiptar të Valencias, Gunners kanë paguar 35 milionë funte, ndërsa për sulmuesin e Espanyolit 17.1 milionë funte, transmeton Telegrafi.

“Ne e kemi blerë dy lojtarë, Mustafin dhe Perez. Tani ne mund të integrohen ato në skuadër”, tha Wenger tha pas fitores me rezultat 3-1 kundër Watfordit.

Francezi konfirmoi se tashmë dyshja ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe kanë mbetur vetëm kompletimi i dokumenteve të nevojshme të futbollistëve.

“Pasi që Lucas Perez nuk është ftuar nga Spanja, ai mund të na bashkohet menjëherë. Shkodran Mustafi nuk mund të bashkohet me skuadrën menjëherë, pasi që ai do të grumbullohet me Gjermaninë”, përfundoi Wenger.

venda