Wenger tregon a do të jetë trajner i Kosovës

388

Është përfolur se përzgjedhësi i ri i Kosovës, do të jetë ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

Por, siç duket takimi i francezit dhe fotoja me zyrtarin e FFK-së në Doha të Katarit, ka qenë vetëm miqësore dhe nuk ka asgjë konkrete që të ulet në stolin e Kosovës

Wenger në një intervistë për ‘Indeksonline’, i ka mohuar të gjitha spekulimet

“Jo më fal. Ne jemi takuar vetëm miqësisht”, ka thënë për Wenger.

71-vjeçari së fundi ishte trajner i Arsenalit, ku qëndroi 25 vite duke fituar 3 kupa të Premierligës, 7 kupa të FA dhe 7 kupë të Community Shield.