Wenger konfirmon qëndrimin e Ozil dhe Sanchez

86

Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar qëndrimin e dy lojtarëve më të mirë në skuadër, mesfushorit Mesut Ozil dhe sulmuesit Alexis Sanchez, transmeton Gazeta Sheshi.

Dy futbollistët ishin tejet të lidhur me spekulimet që i mbanin ata larg Emirates Stadium, mirëpo të gjithë këta zëra i ka mohur Wenger.

“Po jam shumë i sigurt se dy futbollsitët do fillojnë negociatat për të rinovuar kontratat. Ne jemi të kënaqur me shërbimet e tyre dhe besoj se zgjatja e kontrës nuk do të jetë një problem për ta”, ka shtuar Wenger.

/Gazeta Sheshi/