Wenger: “Chamberlain jashtë fushe për tetë javë”

86

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se mesfushori anglez Alex Oxlade-Chamberlain do të mungojë nga gjashtë deri në tetë javët e ardhshme për shkak të lëndimit.

Ai kishte pësuar një lëndim në gju në përballje me Barcelonës në Ligën e Kampionëve, në një duel me Javier Mascheranon, transmeton Koha.net shkrimin e Goal.

“Ai do të jetë jashtë për gjashtë deri në tetë javë, por nuk ka nevojë për operacion”, ka thënë Wenger.

Chamberlain do të mungojë në pjesën më të madhe të ndeshjeve të mbetura të Arsenalit, që është duke luftuar për titull të Premier Ligës.