Wenger befason me fjalët për Xhakën

518
Arsene Wenger ka lavdëruar transferimin më të shtrenjtë që Arsenali ka bërë këtë verë, Granit Xhaka.

Trajneri francez duke folur pas ndeshjes që Arsenali e fitoi 1:3 në udhëtim te Watford, ka thënë se mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës, është përshtatur shpejtë në lojën e ekipit të tij.

“Xhaka bën prekje të mira në lojë. Ai është i qetë, pasimet janë efektive, luan me këmbë të majtë dhe mund të luaj edhe në anën e kundërt”, deklaroi Wenger.

“Është i mirë me topin, dëshiron topin, dhe është përshtatur shumë shpejtë”.