WC për të gjitha gjinitë në New York

182

New York do te zbatoje Ligjin mbi te Drejtat e Njeriut sa i perket transeksualeve. Një nga ndryshimet më të mëdha të listuara është kërkesa që në gjitha banjot e ndara të vihet shenja qe tregon ne menyre te qarte se i perket te dy gjinive, apo gjinise neutrale.

Kjo shenje eshte kombinim i asaj te femres se veshur me fustan dhe mashkullit me pantollona. Shenjat jane kombinuar ne ate menyre qe gjysma e trupit eshte me fustan dhe gjysma me pantollona

Ligji në mënyrë eksplicite thotë se është e paligjshme qe nje transeksuali t’i mohohet qasja ne banjo, dhoma, dollape me çeles, apo objekte të tjera të ndara sipas gjinive.

“Ligji i të Drejtave të Njeriut në New York kërkon që individëve t’u lejohet të përdorin objektet e ndara, si WC apo dhomat e zhveshjes, dhe të marrin pjesë në programet unisex, pa marrë parasysh gjininë e tyre të caktuar në lindje, anatomi, histori mjekësore, e pamje”, thuhet ne kete dokument.

“Ligji nuk kërkon që njësitë ekonomike të bëjnë banjo ekzistuese me të gjitha gjinitë ose të ndërtohen tualete shtesë, por ata që kanë WC-ja duhet të bëjnë të qartë se ato mund të përdoren nga njerëz të të gjitha gjinive. ”