WBA shokon Manchester United

169

Skuadra e Luis Van Gaal ka marrë një dush të ftohtë në udhëtim tek West Bromvich Albion, derisa është mposhtur minimalisht (1-0), njofton Gazeta Sheshi.

Se dita e mirë shihet në mëngjes, u vërtetua në pjesën e parë të lojës, me ç’rast pas 27 minutave lojë “djajtë” mbeten me një lojtar më pak në fushë, pasi spanjolli Juan Mata u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Ndërkohë, në pjesë e dytë të lojës vendasit ia dalin të gjejnë golin e aq shumë kërkuar, përmes Rondon që realizon në minutën e 66.

Manchesteri me këtë humbje e bënë më të nxehtë garën për vendin e pestë, pasi mbetët dy pikë mbrapa West Hamit me 47 pikë, dhe vetëm tre pikë para Liverpoolit që ka një ndeshje më pak.