Watford – Chelsea, formacionet zyrtare

138

Nga ora 16:00 zhvillohet dueli tjetër interesant në Premier Ligën angleze, mes Watfordit dhe Chelseat.

Conte ka vendosur t’i besojë skuadrës nga ndeshja e kaluar, teksa Walter Mazzarri do të tentojë që të mposhtë rivalin e tij të përbetuar nga Serie A.

Mbetet të shihet nëse dy bosët nga Italia do t’i shtrëngojnë duart në këtë duel, pasi dihet se kanë pasur raporte të acarruara kur dytë kanë ushtruar punën e trajnerit në Serie A.

Formacioni i Watfordit: Gomes; Britos, Cathcart, Prodl; Amrabat, Capoue, Guedioura, Behrami, Holebas; Deeney (c), Ighalo

Formacioni i Chelseat: Courtois; Ivanovic, Cahill, Terry (c), Azpilicueta; Kante; Pedro, Oscar, Matic, Hazard; Diego Costa