Wandra Nara poston foto të Icardit duke prekur pjesët intime

Bashkëshortja menaxhere e Mauro Icardit, ka gjetur një mënyrë mjaft interesante, për të “ngacmuar” në rrjetet sociale kapitenin e Interit.

Wanda Nara ka postuar një foto pak të sikletshme të bashkëshortit të saj, i cili ka përfituar nga një ndërprerje e ndeshjes, për të prekur pjesët e tij intime.

Ka mjaftuar pyetja “Çfarë je duke bërë”, që ka ngritur Wanda në mbishkrimin e fotografisë, për të shfrenuar fantazinë e tifozëve, që nuk kanë ngurruar t’i përgjigjen.

“Po kontrollon artilerinë e rëndë”, “Është një gjest që i sjell fat” dhe “Duhet të ketë pasur një kruajtje të lehtë”, ishin disa nga përgjigjet e komentuesve në Instagramin e modeles argjentinase.