Wanda Nara i vendos kusht Interit

Inter dëshiron që Mauro Icardi të nënshkruajë kontratën e re, edhe pas marrjes së shiritit të kapitenit.

Skuadra italiane ka kohë që e ka përgatitur kontratën e re për sulmuesin argjentinas, mirëpo ky i fundit kërkon një pagë të lartë.

Wanda Nara, agjentja dhe bashkëshortja e Icardit, ka refuzuar 7 milionë euro në sezon nga Interi.Ajo ka kërkuar nga nerazurët që t’i ofrojnë argjentinasit 10 milionë euro në sezon, ndryshe nuk do të firmoset kontrata.