VV: Veprimet e pakoordinuara po rrezikojnë kauzën opozitare

105

Aktualisht aktiviteti opozitar e ka humbur bashkërenditjen dhe në opozitën e bashkuar kohët e fundit u pa që jo të gjithë duan që vendimet të jenë të përbashkëta dhe të koordinuar. Kështu u tha sot në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë mbledhje u potencua se Lëvizja Vetëvendosje është duke u rritur, derisa po në të njëjtin takim, deputetja Donika Kadaj – Bujupi, e cila para disa javësh dha dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, zyrtarisht iu bashkua kësaj lëvizje.

Në mungesë të kryetarit të VV-së, Visar Ymerit, për arsyeje shëndetësore, nënkryetari i kësaj Lëvizje, Driton Çaushi në fjalën e tij tha se në bazë të sondazheve, VV-ja është duke u rritur, derisa këtë rritje e cilësoi befasuese për të gjithë ata qëpolitikën e shohin si spektatorë.

Ai shtoi se brenda dy apo tre muajsh do të fillojë ristrukturimi i kësaj lëvizje. Derisa numëroi disa nga aktivitetet që ka zhvilluar opozita e bashkuar gjatë muajve të fundit, Çaushi potencoi se aktualisht aktiviteti opozitar e ka humbur bashkërenditjen.

Pasiqë Çaushi tregoi për mosmarrëveshjet brenda opozitës së bashkua, ish-anëtarja e AAK-së, Donika Kadaj–Bujupi zyrtarizojë kalimin e saj në VV. Këtë vendim të saj, Kadaj – Bujupi e konsideroi vazhdim në besim të plotë në VV, derisa e tha se ka zgjedhur drejtësinë.

Ndërsa, anëtari i VV-së, Hydajet Hyseni derisa komentoi dëbimin e aktivistëve të kësaj lëvizje nga Kosova, vendin e konsideroi han me dy porta për ata që sipas tij ia duan të keqen dhe të zezën.

Në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të pranishëm ishin edhe ish – kryetari i saj Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. /KosovaPress/