VV: Enver Hoxhaj ia dha tenderin mikut të tij Ymer Shahinit

107

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, se tenderin për sistemin e informimit shëndetësor, i cili ishte nënshkruar në vitin 2011, në vlerë prej 1.5 milion euro, ia kishte dhënë mikut të tij, Ymer Shahinit, i cili sipas Vetëvendosjes është në kërkim nga Interpoli dhe FBI për mashtrim.

Por sipas Dardan Sejdiut nga Vetëvendosje,Ymer Shahini nuk figuron si përfaqësues i kompanisë Printpek, në Agjencionin për regjistrimin e bizneseve.

“Në vitin 2011, Hoxhaj nënshkruan marrëveshje me Luksemburgun për ndihmë në projekte si sistemi i informimit shëndetësor. Në vitin 2012, hapet tenderi për ndërtimin e sistemit të infromimit shëndetësor për blerjen e hardëerit. Kontrata për nënshhkruar nga 4 palë MSh, Piritpek, përfaqësohet nga Ymer Shahini, Enver Hoxha është mik i tij. Ky përfaqësues nënshkruan këtë kontratë por në agjencionin për regjistrimin e bizneseve nuk figuron, nuk është përfaqësues i kompanisë. Nënshkruhet për implementim për 36 muaj. 12 muaj të sillen pajisjet për 24 muaj mirëmbajtje. Sot 4 vite me vonë kemi ardhë në situatë, ku ky zotëriu ngritët kërkim nga Interpoli dhe FBI për mashtrim. Në vitin 2015, ky sistem është dashtë të jetë në funksion, tash në vitin 2016 jemi, janë dhënë 1milionë. Shkelzen Ibrahimi prokurori i rastit nuk i bënë hetimet”, tha ai.

Ndërsa, Mirsad Shkreta tha se shqetësuese është mosreagimi i institucioneve dhe të përfshirëve në këtë rast.

“Më shqetëson fakti i mosreagimit të akterëve që kanë qenë pjesë të marrëveshjes. Nuk kemi reagim që ka probleme me personin që ka përfaqësuar firmën dhe për sistemin e informimit të shëndetësisë. Ministri Rrahmani, i cili edhe pse në mënyrë të vazhdueshme ka pas lutje për implementim, nuk ka reaguar për asnjë problem për këtë skandal por është bërë pjesë duke e mbuluar. Kjo skemë e paraqet turpin e krimit të organizuar në këto dy parti e që kokën e ka te Isa dhe Hashimi”, th ai./KosovaPress/