VV: Dëbimi i Abazit skandal diplomatik, Rama duhet të ndërhyjë

134

Kidnapimi dhe deportimi i Bojken Abazit është krim i këtij regjimi të korruptuar dhe se përgjegjës për këtë është kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.

Kështu pohoi Albin Kurti në një konferencë për media, ku tha se këto janë taktika të shtetit policor dhe metoda fashiste me tendencë antishqiptare.

“Ky deportim dhe kidnapim është skandal diplomatik. Kërkojmë ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama në këtë rast. Pavarësia e Kosovës duhet t’i tregohet e dëshmohet Serbisë, e jo Shqipërisë”, tha Kurti.