Vushtrriasit humbës ushtrojnë dhunë ndaj gjilanasve fitues

148

Ne stadiumin Ferki Aliu ku u zhvillua ndeshje ndermjet Vushtrrise dhe Gjilanit e cila perfundoi me fitoren e Gjilanit, pati momente dhune nga nikoqiret.

Gjerat u tensionuan pas shenimit te golit te fitores nga Egzon Shabani.

Mesfushori Prekopuca ndëshkohet direkt me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes Besfort Kosumi. Mesfushori vushtrrias kishte qëlluar pa top Egzon Shabanin, me ç’rast edhe morri dënimin e merituar.
Gjërat për vendasit u vështirësuan pas minutës së 75 të ndeshjes, pasi Endrit Latifi përjashtohet edhe ai me karton direkt të kuq. Gjithashtu, mbrojtesi vushtrrias, Endrit Latifi, kishte goditur me shqelm futbollistin gjilanas Arbër Shala, për të përfunduar para kohës në dhomat e zhveshjes.