Vushtrria ‘nxjerr’ një tre pikësh prej ari nga “minatorët” e Trepçës, Istogu minimalisht ndaj Fushë Kosovës

Vushtrria është rikthyer me një tre pikësh prej ari nga një tempull i nxehtë si ai i “Adem Jasharit” në Mitrovicë, pasi që e mposhti Trepçën me rezultat të pastër 0-2 raporton Gazetasheshi.com.

Anton Lleshi realizoi në pjesën e parë të lojës, ndërkohë kapiteni Labinot Osmani realizoi në fundin e ndeshjes për rezultatin final 0-2.

Në duelin tjetër Istogu e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat minimal 2-1, teksa i detyrohen shumë sulmuesit Qëndrim Jahaj, i cili realizoi dy golat e fitores.

Rezultatet dhe golashënuesit e ditës së sotme:

Trepça – Vushtrria 0-2

87′ GOL! Labinot Osmani dyfishon epërsinë për Vushtrrinë (0-2)

28′ GOL! Anton Lleshi kalon Vushtrrinë në epërsi (0-1)

Istogu – Fushë Kosova 2-1

81′ GOL! Qëndrim Jahaj realizon sërish për vendasit për ta rikthyer epërsinë (2-1)

31′ GOL! Burim Shala barazon rezultatin (1-1)

15′ GOL! Qëndrim Jahaj realizon nga penaltia për Istogun (1-0)

/Gazeta Sheshi/