Vushtrria konfirmon miqësoren me skuadrën “evropiane”

Pas transferimit të disa lojtarëve që ka bërë ditëve të fundit skuadra e Vushtrrisë, tash radha është për ndeshjet miqësore, aty ku lojtarët do të vihen para një testi serioz para fillimit të kampionatit të ri.

Trajneri vushtrrias, Bekim Shotani nesër do të ndeshet me ekipin e Llapit të Tahir Batatinës, ndeshje kjo që luhet nga ora 17:00 në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri.

Deri më Vushtrria ka zhvilluar dy duele kontrolluese në Shqipëri në kuadër të përgatitjeve dhe që të dyja ka triumfuar.

Llapi ka zhvilluar disa duele kontrolluese deri më tani dhe ka arritur tri rezultatet e mundshme.

/Gazeta Sheshi/