Vushtrria-Gjilani 0-1 (0-0)

Gjilani ka udhëtuar në Vushtrri për tu përballur me skuadrën e këtij qyteti që mban po të njejtin emër. Skuadra e Bylbyl Sokolit kërkon tre pikëshin e rradhës për të vazhduar betejën drejt titullit kampion, derisa vushtrriasit për ti’u shmangur fundit të tabelët.

90+4′ – Mbyllet ndeshja. Gjilani triumfon në Vushtrri, 0-1.

88′ – Rast ideal që Gjilani që Gjilani të mbyll ndeshjes, Rusi gjuan mbi portë.

80′ – Emocionale, Kera largohet me lot në sy nga fusha e lojës. Vendin e tij e zë Filonit Shaqiri.

78′ – Fillon sërish ndeshja.

77′ – Ndërpritet ndeshja, tifozët vendas vërshojnë fushën.

75′ – Endrit Latifi i vendasve përjashtohet nga loja pas një goditje me shqelm ndaj Arbër Shalës.

69′ – Yll Prekopuca i vendasve përjashtohet nga loja pas një goditje ndaj Egzon Shabanit.

65′ – Gooool. Egzon Shabani kalon miqtë në epërsi pas një parabole ndaj Beqirit.

46′ – Fillon pjesa e dytë. Miqtë nisen në aksion.

45+2′ – Mbyllet pjesa e parë e lojës, skuadrat drejtohen dhomave të zhveshjeve me rezultatin e nisur nga fillimi i ndeshjes.

43′ – Gjilani sërish i afrohet golit. Egzon Shabani i kishte të gjitha mundësitë, derisa shmanget pranë mbrojtjes vendase për të gjuajtur jashtë portës.

40′ – Rast ideal për skuadrën udhëtuese, derisa Rexhepi gjuan bukur pranë zonës, mirëpo pret Beqiri.

38′ – Zuqaku tenton të parabolojë Kaqiun, pas daljes jo të sigurt të këtij të fundit, mirëpo topi përfundon mbi portë.

27′ – Bajram Zuqaku realizon gol, mirëpo nga pozita jashtë loje. Këtë e vëren gjyqtari anësor që sinjalizon se goli është i parregullt.

10′ – Yll Prekopuca rrezikon portën e miqve përmes një goditje nga largësia, mirëpo mirë i pozicionuari Kaqiu kap topin me lehtësi.

01′ – Starton ndeshja. Terreni duket i rënduar dhe do jetë mjaft vështirë për futbollistët e dy skuadrave.

Në vazhdim ju njohim me përbërjet e dy skuadrave.

Vushtrria: Beqiri, Prishtina, Izmaku, Latifi, Halimi, Maxhuni, Traore, Prekopuca, Neziri, Zuqaku dhe Feka.

Gjilani: Kaqiu, Sackey, Arago, Kastrati, Hasani, Kera, Shabani, Dautaj, Salihu, Rusi dhe Rexhepi.