Vushtrria-Gjilani 2-0

276

Vushtria dhe Gjilani luajnë ndeshjen e fundit të javës së 24-të e cila u zhvillua këtë mesjavë. Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Ferki Aliu” dhe nis prej orës 14:00, dhe pritet të jetë shumë interesante. Vushtrria në kërkim të shpëtimit, ndërkohë Gjilani në kërkim të rikthimit tek rezultatet pozitive, raporton Gazeta Sheshi.

90+3′ Mbyllet ndeshja. Vushtrria fiton duelin përballë Gjilanit, duke shtuar gjasat për mbetje në elitë, ndërkohë Gjilani i thotë lamtumirë ëndrrës për titullin kampion.

67′ Çfarë mundësie e artë për Gjilanin. Salihu kombinon me Rexhepin, i cili i vetëm me Beqirin gjuan drejt në këmbët e tij.

60′ Provon edhe mesfushori Betim Haxhimusa nga distanca, por pret Beqiri.

48′ Shkëmbim Salhiu provon të majtën e tij të fuqishme, pret gardiani Beqiri.

46′ Fillon pjesa e dytë, miqtë nisin topin duke kërkuar këndelljen.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë e lojës, vendasit shkojnë në pushim me epërsinë prej dy golave.

45′ Haxhimusa humbet një mundësi të artë për të realizuar, duke gjuajtur mbi portë pas gabimit të Beqirit.

40′ Goool.  Bajram Zuqaku realizon për të dyfishuar rezultatin pas një rrëmuje në zonë. Ky është goli i tretë i tij në këtë edicion.

27′ Goool. Yll Maliqi i bën një dhuratë fantastike Daut Maxhunit, i cili realizon për rezultatin 1-0.

10′ Gjyqtari kryesor Mentor Baliu ndërpren ndeshjen për të dytën herë, pasi tifozët vendas po ju bëjnë presion këmishzinjëve për ta kryer detyrën e tyre.

01′ Fillon ndeshja me skuadrën vendase në aksion.

Vushtrria: Beqiri, Ahmeti, Izmaku, Pasoma, Halimi, Maxhuni, Halili, Prekopuca, Neiziri, Zuqaku, Pantina.

Gjilani:Kaçiu, Kastrati, Hyseni (c), Maliqi, Jamal, Shaqiri, Shabani, Mustafa, Haxhimusa, Rexhepi, Salihu.