Vula: Sokoli mund të flas çka të dojë, ja e vërteta

137

Llapi e ka eliminuar Gjilanin nga Kupa e Kosovës, duke e mundur me rezultat 4:0. Mirëpo, gjilanasit janë ankuar gjatë gjithë ndeshjes në referim. Madje, pas ndeshjes ata kanë ‘shpërthyer’.

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli ka deklaruar se gjyqtarët Kreshnik Vula me anësorët Erduan Baliqi dhe Benon Këpuska e dëmtuan ekipin e tij duke thënë se ishin tendencioz.

Rreth takimit në fjalë, ka folur vet gjyqtari Vula, i cili u akuzua për një penallti, derisa asistentët për pozita jashtë loje. “Penalltia ekzistoi për Llapin dhe e akordova ashtu si edhe për Gjilanin. Në rastin e pozicionit jashtë loje, unë besova në atë që më tha asistenti. Ai e ka parë më mirë situatën sepse është në vijë. Ai (Bylbyl Sokoli) mund të flas çka të dojë, por janë xhirimet ato që tregojnë gjithë të vërtetën”, ka thënë Vula të mërkurën për ‘Kohën Ditore’.

/Gazeta Olle/19