Vukiçeviq tregon arsyen pse skuadra e tij pësoi ndaj Llapit

Feronikeli pëson edhe humbjen e tretë këtë edicion, derisa të parën para publikut vendas. “Industrialistët” u mposhtën 2-1 në shtëpi nga KF Llapi dhe me këtë rast zbret nga ‘froni’ i Superligës, shkruan Gazetasheshi.com.

Kryetrajner i kësaj skuadre, Dejan Vukiçeviq tregoi pas ndeshjes edhe arsyet që quan në humbjen e ndeshjes përballë llapjanëve.

“Kemi pasur dy raste të qindpërqindta, u nervozuam që nuk shënuam dhe kjo ishte arsyeja që pastaj pranuam. Rregulli është i thjeshtë. Megjithatë edhe Llapi ka skuadër cilësore. Lojtarët nuk i zbatuan urdhërat për t’i ndalur lojtarët kundërshtarë, pra ato që ushtruam në stërvitje, ndërsa Llapi ishte tejet i mirë në mbrojtje”, deklaroi Vukiçeviq për “Super Sport Kosova”.

Feronikeli ndodhet aktualisht në pozitën e tretë të renditjes tabelare, por që mund të rrezikohet edhe më shumë, pasi që nesër zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera.

Ja dhe renditja e plotë tabelare:

TABELA: Llapi i Batatinës merr kreun, Ballkani tashmë i dyti!

/Gazeta Sheshi/