Vret shokun pas debatit për Ronaldon dhe Messin!

88

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Mumbai të Indisë, me ç’rast ka vdekur një person pas grindjes me shokun e tij, lidhur me debatin për dy futbollistëve më të mirë në botë: Ronaldon dhe Messin, transmeton Gazeta Sheshi.

Dy nigerianët po jetonin në një shtëpi me qera në Mumbai, derisa në ditëlindjen e viktimës Obina Majkëll Durumçukua, shoku i tij vendosi ti bënte një befasi të pakëndshme duke e qëlluar atë me thikë për vdekje pas një fjalosje lidhur me debatin për dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Autoritetet lokale kanë arrestuar sulmuesin, derisa viktimën e kanë dërguar për autopsi.

/Gazeta Sheshi/