Ne konferencen e sotme per shtyp, lideri i Levizjes Vetevendosje, komentoi gjithashtu procesin e zgjedhjes se presidentit, te cilin e quajti skandaloz.

Visar Ymeri kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se pushteti ka tentuar te kontrabandoje kapjen ne maje te shtetit. Votat, ka thene ai, jane blere nga deputetet e Listes Serbe, dhe kjo eshte bere me kompromise sikur ai per Komunen e re te kerkuar te Prilluzhes.

“Pas votimit skandaloz në Kuvend që ndodhi të premten e kaluar, çdo ditë po dalin informata të reja që ia shtojnë skandalin këtij votimi dhe që e bëjnë edhe më të papranueshme votimin e së premtes me ç’rast pushteti tentoi ta kontrabandonte kapjen në maje të shtetit, në Presidencë. U pa që ky votim ka qenë i nxitur nga transaksione financiare e individuale të deputetëve por veçanërisht u pa se ky votim ka qenë i kushtëzuar edhe me koncesione shtesë karshi Serbisë përmes Listës Serbe e që po dalim për çdo ditë elemente të këtyre koncesioneve. Njëra prej këtyre elementeve është edhe zotimi për themelimin e një komune të re me shumicë serbe, Komunën e Prilluzhës” tha Ymeri.