Vonesat në pagat e lojtarëve, disa klube në Itali rrezikojnë dënimet

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Napoli, Lazio, Benevento, Genoa dhe Sampdoria kanë afat deri më 1 dhjetor për të paguar pagat e lojtarëve ose rrezikojnë të përballen me gjoba.

Disa klube të Serisë A nuk kanë arritur të paguajnë pagat për lojtarët që nga gushti i sivjetmë.

Ato përballen me gjoba nëse s’arrijnë të paguajnë lojtarët deri më 1 dhjetor.

Të gjitha kanë fajësuar efektet e pandemisë në financa.

Sipas raportimeve as klubet tjera s’janë mirë me pagesat. Bologna, Crotone, Interi, Parma e Roma kanë paguar deri në shtator, ndërsa Atalanta, Cagliari, Fiorentina, Juventusi, Milani, Sassuolo, Spezia, Torino, Udinese e Verona kanë mbuluar pagesat për tetor.