Vokrri tregon lojtarin më të mirë të Kosovës

434

Fadil Vokrri ka lavdëruar në veçanti Leart Paqaradën, duke thënë se ai ishte i mrekullueshëm në pikën historike ndaj Finlandës. Këto komente numri një i FFK-së i bëri në emisionin Zona B në Klan Kosova.

“Paqarada ishte i mrekullueshëm. Ai ndihmojë vazhdimisht lojtarët në sulm. Ndoshta nuk ra shumë në sy, por ai luajti shumë mirë. Kujtojmë edhe shtyllën që goditi”, tha Vokrri.