Vokrri paralajmëron klubet: Edhe po deshëm, nuk mund t'ju falim

Kryetari i Federatws së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka folur në prag të edicionit të ri të futbollit kosovar. Me këtë rast, Vokrri i ka uruar klubet për një kampionat “fair-play”, por njëkohësisht i ka paralajmeruar që të jenë të kujdesshme.

“Edhe po deshëm t’i mbyllim sytë dhe të tolerojmë ose të falim dikë, këtë nuk mund ta bëjmë. Dënimet do të jenë rigoroze”, theksoi Vokrri në emsionin 2me1 në RTV21. Ndryshe, Vokrri paralajmëroi një edicion të jashtëzakonshëm, sipas tij, më interesantin deri më tani, përcjellë Gazeta Sheshi.

/Gazeta Sheshi/