Vokrri konfirmon: Januzaj nuk i lajmërohet FFK-së

Ylli i ri i Sunderlandit, Adnan Januzaj, nuk po i përgjigjet ftesës së Kosovës që t’i bashkohet përfaqësueses kosovare të futbollit.

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka deklaruar në Interaktiv të KTV-së se është i habitur përse lojtari i Belgjikës nuk po i kthen përgjigje Kosovës.

“Nuk kemi ndonjë përgjigje nga ai. Më habit fakti që nuk ka gjetur kohë që të flasë me ne. Ne nuk do të vrapojmë pafundësisht pas tij. Kam biseduar me një prej familjarëve të tij dhe i kam lënë një mesazh që të më kontaktojë. Nuk kam asnjë risi në këtë drejtim”, ka thënë ai.