Vokrri i ri po lind te Llapi, njihuni me talentin Diar Vokrri (VIDEO)

Tradita e lojës së futbollit nga familja Vokrri po vazhdon.

Është i riu, Diar Vokrri që po shkëlqen në fanellën e Llapit. Ndonëse vetëm 15 vjeçar, Vokrri me paraqitjet e tij ka filluar t’i bëjë të gjithë për vete.

Madje, me depërtimet e tija ngjanë shumë në lëvizjet e legjendës së ndjerë, Fadil Vokrri, shkruan Gazetasheshi.com.

Mesfushori sulmues i pionierëve të Llapit edhe sot ka vazhduar me paraqitje të mirë, teksa driblimet ndaj të gjithë futbollistëve kundërshtarë nuk janë diçka e paarritshme për të.

Diari tashmë ka nisur një rrugë të ndritur, teksa menaxherë të shumtë kanë hedhur shikimin prej tij.

Ylli i ri Diar Vokrri !Tradita e lojes se futbollit nga familja Vokrri vazhdon.Diar.B Vokrri 15 vjeqar si femije kishte nje talent te shpejtesis se atletit flutures.Ky djalosh ka vite eshte ne akademin e K.F.Llapi.Lojerat qe eshte duke i luajtur e posaqerisht shenimeve na perkujton legjenden Fadil Vokrrin ne kohet me te mira.I urt,i qete,i sjellshem,nxenes i mir dhe shume puntor,Diari ka karrier te ndriteshme prej nje futbollisti.Ai momentalisht luan ne ekipin e pionerve dhe pos lojes brilante si nje mesfushore po arrin te jet edhe goleshenues i mire.Fjale te mira per ket njomak kan edhe trajnerat dhe si yvertyr e kesaj Diari eshte nen vezhgim te menagjerav nga Gjermania.Si cdo i ri edhe ky endrron qe nje dite do ta vesh fanelen e kombetares.Eshte fans i Manchester Unitedit dhe idol e ka mesfushorin Pogba.

Posted by Dalip Vokrri on Sunday, March 17, 2019