Vokrri gjimnazist, shikojeni si dukej kreu i FFK-së (FOTO)

Të gjithë kanë dëshirë të dijnë për jetën e një legjende siç është Fadil Vokrri. Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ka qenë dhe mbetet njëri nga futbollistët më të mirë që ka njohur historia e futbollit kosovar.

Vokrri me prejardhje nga Podujeva, shkollën e mesme e kishte kryer në Gjimanzin “8 Nëntori” në Podujevë, tani “Aleksandër Xhuvani”.

Gazeta Sheshi ka siguruar disa foto të Vokrrit në kohërat më të mira të tij.

Foto e mëposhtme është realizuar në vitin 1978, teksa Vokrri ka qenë maturant në këtë gjimanz. Ai shihet teksa mbante syze dielli.

Ndërkohë, foto e dytë është realizuar në kohën kur Vokrri ishte në vitin e parë në gjimnaz. Ai është shtrirë (i pari djathtas).