Vllaznia zyrtarizon gjashtë përforcime!

Klubi i Vllaznisë nga Pozherani ka zyrtarizuar gjashtë futbollistë të transferuar së fundmi. Katër prej tyre vijnë nga Vushtrria, një nga Dardana dhe një tjetër nga Istogu, shkruan Gazetasheshi.com.

Kujtim Pantina, Armend Kastrati, Petrit Tahiri, Ismet Caka, Rinor Karaxha dhe Leutrim Teplani janë ardhjet e fundit në klubin pozheranas.

Futbollistët janë prezantuar nga drejtori sportiv i kësaj skuadre Agron Pira, teksa janë zyrtarizuar edhe në faqen zyrtare të klubit.

Pozheranasit kanë paralajmëruar gjithashtu edhe përforcime të tjera.

Zyrtare..Gjatë këtij afati kalimtar ekipi jonë ka arritur marveshje me këta futbollist:Kujtim PantinaArmend…

Posted by Kf Vllaznia Pozheran on Friday, January 24, 2020

Vllaznia do ta kërkojë mbijetesën në pranverë, pasi që vjeshtën e mbyllën në pozitën e 14-të m 16 pikë.

Trajner i kësaj skuadre është emëruar Erdin Hashani.

/Gazeta Sheshi/