Vllaznia pëson sërish, renditje ‘çmendur’ në klasifikim!

269

Vllaznia vazhdon të kryesojë Kategorinë Superiore, mirëpo kështu si po shkojnë gjërat nuk pritet shumë edhe kur do zbres nga ajo pozitë. Vetëm një pikë nga nëntë të mundshmet në tri xhirot e fundit janë pak për shkodranët që këtë xhiro u mposhtën në udhëtim te Teuta (1-0), shkruan Gazetasheshi.com.

“Djemtë e Detit” triumfuan me golin e vetëm të Dejvi Bregut dhe tani me 40 pikë, afrohen në vetëm një larg kryesuesve të Vllaznisë.

Me 40 pikë në klasifikim ndodhet edhe Laçi. Skuadra e Shpëtim Duros triumfoi me rezultat 2-1 përballë Kukësit dhe vijon marshin drejt kreut të tabelës.

Top katërshen e mbyll Partizani që ka 39 pikë. Të besuarit e Ilir Dajës nuk shkuan më shumë se një barazim këtë xhiro ndaj Apolonisë (1-1).

Rezultatet komplete të xhiros 22:

Apolonia – Partizani 1:1
Tirana – Bylis 2:0
Skënderbeu – Kastrioti 0:1
Kukësi – Laçi 1:2
Teuta – Vllaznia 1:0

Renditja tabelare:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
/Gazeta Sheshi/