Vjen konfirmimi nga ky trajner: Jam në bisedime me Llapin, nesër vendoset gjithçka

Pas shkarkimit të Bylbyl Sokolit, skuadra e Llapit ka mbetur pa trajner.

Së fundmi, Llapin e ka drejtuar Fadil Ademi, i cili i drejtoi llapjanët drejt fitores ndaj Gjilanit me rezultat, 3-1.

Dhe së fundmi në media është raportuar se ish-trajneri i Ballkanit, Bekim Shotani do ta marrë drejtimin e Llapit.

Pas kësaj, IndeksOnline kontaktoi Shotanin, i cili tregoi të vërtetën e këtyre spekulimeve.

”Po, jemi takuar me krerët e Llapit, kemi biseduar. Nesër kemi takim prapë dhe aty do të vendoset gjithçka”, u shpreh Shotani.

Përndryshe, Shotani drejtoi Ballkanin në fillim të sezonit aktual në Superligë, por pas disa xhirove u largua.

Image result for Bekim Shotani