Visar Ymeri i quan minj Mustafën dhe Thaçin

90

Komuna e Vushtrrisë ka protestuar sot kundër themelimit të komunës së Prilluzhës me shumicë serbe në këtë komunë.

Përfaqësues të opozitës dhe përfaqësues të komunës së Obiliqit dhe Vushtrrisë thanë se kjo është e papranueshme dhe nuk do të lejohet të krijohet kjo komunë.

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, tha se Prilluzha është njëra prej faturave të zgjedhjes së Thaçit president të Kosovës pasi që, sipas tij, Thaçi kishte marrëveshje të fshehtë me serbët për këtë.

E kur foli për Thaçin dhe Mustafën, Ymeri nuk ngurroi t’i quaje minj.

“Kjo protestë është vazhdimësi e protestave tona ku ne si opozitë jemi bashkuar kundër veglave të Serbisë në Kosovë. Isa edhe Hashimi dilnin në tavan të kuvendit dhe u bënin se bashku me minjtë e kuvendit kishe po mbajnë seanca. Minjtë hapin vrima nëpër mure të shtëpisë dhe kështu dëmtojnë shtëpinë prandaj shtëpisë kështu i hyn uji. Isa e Hashimi e kanë bërë këtë. Serbia me këtë po fiton pushtet në Kosovë”, tha Ymeri.

E nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi tha se pas gjitha atyre protestave të mbajtura nga populli kjo qeveri dhe ky pushtet nuk po mbledh mend, por po donë të krijoj komuna të reja me shumicë serbe. Sipas tij kjo është në kundërshtim me kushtetutën prandaj këtë populli nuk do ta lejoj.

“Kur ne kemi kundërshtuar marrëveshjen për ‘Zajednicën’ qeveritarët thonin se s’është shkelur kushtetuta por u dëshmua e kundërta. Me këtë kjo Qeveri është e humbur si vetë marrëveshjet. Me trysnin e deputetëve treguan se ajo që ishte e saktë doli pikërisht me trysnin që iu bë presidentes. Në vend se të mbledhin mend, këta po duan të formojnë komuna që të bëjnë ndarje etnike që është në kundërshtim”, tha Isufi./KosovaPress/