Vikendi do ti gjejë në punë futbollistët e Vëllaznimit, gjakovarët nisin përgatitjet!

Vëllaznimi i Gjakovës ka mbledhur forcat për të nisur përgatitjet për stinorin pranveror të kampionatit. ‘Kuqezinjtë’ kanë paralajmëruar se të shtunën më 25 janar do të fillojnë edhee zyrtarisht përgatitjet për stinorin pranveror, transmeton Gazetasheshi.com.

Pavarësisht se menaxheri i këtij klubit, Besnik Gojani, deklaroi ditë më parë se gjendja financiare në klub është tejet e rënduar, gjakovarët megjithatë do të nisin përgatitjet.

Kjo është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të klubit.

Nesër me (25.01.20) në orën 12:00 KF Vëllaznimi fillon stërvitjet për sezonin pranveror.#FORCAVËLLAZNIM

Posted by KF Vëllaznimi on Friday, January 24, 2020

Vëllaznimi e mbylli vjeshtën në pozitën e 13-të me 16 pikë, derisa për mision do ta ketë shpëtimin në Ligën e Parë.

/Gazeta Sheshi/