Vieri befason me kilogramët, i kthehet futbollit (Video)

179

I dalë në pension nga futbolli i luajtur profesionist në vitin 2009, tashmë 43 vjeç, Cristian Vieri ka lëshuar nëpërmjet rrjeteve sociale se dëshiron të luajë përsëri në Ligën kineze.

Një shaka apo? E vërteta është se Vieri është kthyer. Kjo të lë të kuptosh njoftimi që ai ka bërë përmes rrjeteve sociale, duke bërë të ditur marrshimin e tij drejt futbollit kinez.

Një nga bomberat e njohur italian ka habitur me një video të regjistruar në Formentera, në të cilën ai pretendon se, pas zbritjes me dhjetë kilogramë në peshë, çka është vetëm dy kilogramë mbi idealen, do të jetë gati për aventurën në Kinë.

“Bobo është kthyer. Ai do të luajë në Kinë”. Ky informacion u bë papritur një lajm në faqen e parë të të gjitha mediave italiane, të cilat pothuajse i kishin humbur gjurmët e Vierit që nga vera e vitit 2014, kur ish-sulmuesi shpalli synimin për t’u bërë trajner.

Cristian Vieri doli nga radhët e Torinos në sezonin 1991-1992 dhe u bë një goleador i vërtetë. Që prej largimit të tij nga Torino, në vitin 1992, deri në kalimin tek Interi, më 1999, ish-sulmuesi ka luajtur për shtatë klube të ndryshme, duke firmosur kontrata milionere. Atalanta, Juve, Atletico Madrid, Lazio dhe Inter janë disa nga “stacionet” e mëdha të karrierës së tij.

https://www.youtube.com/watch?v=_jGLxC7lA2M