Videoklipi Bon Bon i Era Istrefit eshte fshire nga You Tube

Tashmë është e faktuar se Era Istrefi ka nisur rrugëtimin drejt famës ndërkombëtare. Videoklipi i këngës “BonBon” është fshirë nga kanali i YouTube i kompanisë muzikore “Nesër LLC”, per t’u publikuar sërish nën logon e kompanisë “Ultra Music”. Klipi eshte publikuar nen kete logo para kater ditesh dhe ka arritur mbi gjysme milioni klikime.

Pas nënshkrimit të kontratës me gjigandin e muzikës, shtëpinë diskografike “Sony Music”, ky është hapi i parë i Era Istrefit në rrugëtimin e saj drejt famës ndërkombëtare nën menaxhimin e kësaj kompanie.

Duke qenë se “BonBon” eshte një nga këngët më të suksesshme të Erës, kompania ka vendosur ta kalojë atë në kanalin e YouTube të “Ultra Music”, ku Era gjendet pranë këngëtarëve të tjerë me famë botërore si Chris Brown, Pitbull apo suksesi i verës 2015, OMI.