[VIDEO] Rexhep Selimi nuk e kërcënoi sigurimin, ai u keqtrajtua psikologjikist nga sigurimi i kuvendit

163

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka pasur një konfrontim me njërin nga pjesëtarët e Sigurimit të Kuvendit të Kosovës.

Selimi në reagimin e tij, është arsyetuar se Sigurimi e ka provokuar duke ia shtrënguar duart dhe duke i thënë të kthehet me fytyrë kah muri, gjë që Selimi nuk ka pranua.

Ai pas këtij veprimi ka shtyrë sigurimin dhe i është drejtuar me fjalët: “Ti s’um prekë”.
Por, në media është raportuar se Selimi i është drejtuar sigurimit në Kuvend me fjalën: “T’prejë”.

Në të vërtetë nëse dëgjohet me kujdes videoja, Selimi nuk thotë ashtu siç kanë raportuar mediat.
Se deputeti Selimi nuk i është drejtuar sigurimit me kërcënimin “T’prejë”, e ka mohuar edhe gazetari i Kohës Ditore, Besnik Krasniqi.

Ai në një postim në facebook, ka shkruar se deputetit Selimi nuk duhet t’i hyjmë në “hak”, pasi ai nuk ka kërcënuar punëtorin e sigurimit në Kuvend.
“Rexhep Selimit mos i hini në hak”.

“Ai pati sjellje të ekzagjerume kundrejt policit në Kuvend, ama nuk i tha: “Të prej!”.
Saktësisht, Selimi iu drejtua me fjalët: ‘T’i s’um prekë! A more vesh: S’um prekë!’”, ka shkruar Krasniqi.