[VIDEO] Nazime Visha lihet e lirë, gjyshja e vetmja që e pret te dera e burgut, ja gezimi i sajë

251

Për pak minuta Nazime Visha pritet të lërë qelinë e burgut ku po vuan dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës, për vrasjen e Fiqiri Muçës.

Në portën hyrëse të burgut po e pret gjyshja e saj, e cila duket se ka mbetur e surprizuar nga vendimi i kreut të shtetit Bujar Nishani për t`ia falur dënimin që i ka mbetur pa kryer. Ja çfarë rrëfen ajo:

“Na erdhi një telefonatë për Nazimen.  Ne në fakt erdhëm për ta marrë me leje. Nga një gazetar sigurisht e ka bërë këtë telefonatë. Nuk e kisha imgjinuar dot këtë. Kam ardhur me vrap që nga fusha sepse një fëmijë ka bërë dënimin ka vuajtur këtu 4 vjet. Ju falënderoj të gjithë ju gazetarëve. Keni bërë shumë për Nazimen. Falënderoj gjithë shtetin shqiptar, presidentin e vendit Bujar Nishanin, ministrin Ylli Manjani dhe gjithë politikanët e  Shqipërisë. Janë të mrekullueshëm. Prindërit janë në fshat në Zall Bastar, nuk janë afër. Prindërit e kanë folur me kohë.  Të ardhmen e saj e shikoj të mirë.  Ka mësuar shumë zanate. Do kërkoj punë dhe shkollë .ka bërë disa zanate si parukiere, rrobaqepëse”, kanë qenë fjalët e para të gjyshes së Nazime Vishës.