Video e arbitrit shqiptar që ‘çmendi’ internetin, zbulohet mesazhi

2313

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në vikendin që po lëmë pas në futbollin shqiptar. Një arbitër me shumë përvojë mbi supe ka vendosur që të protestojë në shenjë revolte në lidhje me delegimin e tij për të gjykuar një ndeshje të 17 vjeçarëve, shkruan Gazetasheshi.com.

Rasti ka ndodhur në Shkodër, teksa rrjeti është pushtuar në lidhje me qëndrimin e gjyqtarit, i cili mbante duart e lidhur dhe në një formë ka protestuar për delegimin e tij në një ndeshje të moshave.

Ish-gjyqtari i FIFA-së, Lorenc Jemini ka kritikuar veprimin e arbitrit të ndeshjes duke e quajtur si tejet të papërgjegjshëm për atë që ka bërë.

“Ky arbitër është me shumë eksperiencë dhe nuk duhet prekur nëse është deleguar në një ndeshje kalamajsh sepse ata janë e ardhmja e futbollit. Ti injorosh fëmijët në këtë mënyrë është shumë e ulët, ose mos shko fare, rri në shtëpi. UEFA u jep shumë rëndësi ndeshjeve të 17 vjeçarëve, pasi që kur morëm stemat kishim nga 10 vëzhgues për ndeshje dhe na thonin të kemi kujdes, sepse këta futbollistë mund t’i shohim pas dhjetë vitesh në Champions League”, deklaroi Jemini.

VIDEO e gjyqtarit në Shkodër tashmë ka pushtuar gjithandej rrejetet sociale:

/Gazeta Sheshi/