Vetëvrasësje me bombë në Beograd

107

Nje person ka vrare veten me bombe ne nje embeltore ne qender te Beogradit. Para aktivizimit te bombes, ai u kishte thënë punëtorëve dhe myshterinjve që të dalin nga lokali sepse “dëshiron të vritet”.

Vetëvrasjen me bombë e ka kryer një mashkull rreth 50 vjeçar, por më shumë detaje rreth identitetit dhe motivet për këtë momentalisht janë të panjohura.

Siç kanë treguar dëshmitarët, ai rreth orës 12 e 30 ka hyrë në ëmbëltoren “Petkoviq”, pronar i së cilës është ish ministri i kulturës së Serbisë Bratisllav Petkoviq, u ka treguar bombën punëtorëve dhe një myshteriu duke iu thënë që të dalin kashtë.

Personi i panjohur pastaj e ka aktivizuar bombën duke rënë mbi të pas së cilës edhe ka shpërthyer.

Sipas televizionit N1 tek ky person janë gjetur një sasi e madhe e barnave por nuk dihet nëse është gjetur edhe ndonjë letër porosi apo diçka të ngjashme.

Në këtë rast nuk ka të lënduar tjerë ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se nga hetimet e deritanishme është vërtetuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë akt terrorist.