Vetëvendosje, me video-mesazh, fton të papunët në protestë

76

Lëvizja Vetëvendosje sot, me anë të një video-mesazhi me protagonistët Faton Topalli, Sami Kurteshi e Ylli Hoxha, i bën thirrje të papunëve në vend, që më 26 mars të dalin për të protestuar.

Thirrje për qytetarët e papunë!

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Wednesday, March 23, 2016

“Ju që jeni të papunë dhe të paperspektivë në këtë vend, shpresat tona për një Kosovë të zhvilluar u zhgënjyen nga kjo Qeveri. Na premtuan mijëra vende pune, por thelluan varfërinë dhe papunësinë”, thotë Faton Topalli.

Vetëvendosje dhe dy partitë tjera opozitare, AAK dhe NISMA janë duke bërë përgatitjet e fundit mobilizuese për protestën e radhës, ku do të kërkohet dorëheqja e Qeverisë së Kosovës.